LAJMI I FUNDIT:

SHBA-të befasojnë Spanjën

SHBA-të befasojnë Spanjën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar fitore sensacionale prej 2-0 kundër Spanjës së favorizuar në gjysmëfinalen e Kupës së Konfederatave.

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Konfederatave e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Free State të Bloemfonteinit, ndërmjet përfaqësueses së Spanjës dhe asaj të SHBA-ve, ka përfunduar me fitoren e amerikanëve me rezultat prej 2-0.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 27-të kur sulmuesi i Villarrealit, Jozy Altidore, e mposhti portierin Iker Casillas.

Për t’ia vështirësuar punët edhe më shumë kampionit të Evropës, u kujdes Clint Dempsey, i cili shënoi golin e dytë dhe të fundit në ndeshje (73’).


Nga minuta e 87-të SHBA-të mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi që Michael Bradley u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje në Xavin, mirëpo në minutat e mbetura spanjollët nuk mundën të ndryshojnë asgjë.

Me këtë fitore përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kualifikohet në finale të Kupës së Konfederatave ku do ta presë fituesin nga përballja ndërmjet Afrikës së Jugut dhe Brazilit.

Në trend Sport

Më shumë
Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Ligat tjera
Stadiumi

Stadiumi "Fadil Vokrri" do të jetë i stërmbushur në ndeshjen hapëse të Kosovës ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Serie A
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori