LAJMI I FUNDIT:

Wimbledon: Federer kalon lehtë edhe në rundin e dytë

Wimbledon: Federer kalon lehtë edhe në rundin e dytë

Numri dy i botës në tenis, Roger Federer, ka tejkaluar me lehtësi edhe sfidën e dytë në turneun Wimbledon, pasi mposhti në tre sete spanjollin Guillermo Garcia-Lopez (6-2, 6-2, 6-4).

Zvicerani, i cili është në kërkim të titullit të gjashtë në Wimbledon dhe titullit të 15-të Grand Slam, rrallë e pa veten në vështirësi në përballje me spanjollin, duke kryer punën brenda një ore e 29 minutash lojë.

Federer, i cili është favorit për të fituar titullin në mungesë të kampionit në fuqi Rafael Nadal, në rundin e tretë do të ndeshet me gjermanin Philipp Kohlschreiber, i cili mposhti me shumë vështirësi çekun Ivo Minar (6-4, 3-6, 4-6, 6-2, 8-6).

Edhe serbi Novak Djokovic, i katërti në botë, siguroi vend për në rundin e tretë, duke mposhtur në tri sete gjermanin Simon Greul (7-5, 6-1, 6-4). Djokovic në ndeshjen e radhës do të përballet me amerikanin Mardy Fish, i cili në rundin e dytë eliminoi një serb tjetër, Janko Tipsarevic (6-4, 3-6, 6-1, 6-4).


Në trend Sport

Më shumë
Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Ligat tjera
Stadiumi

Stadiumi "Fadil Vokrri" do të jetë i stërmbushur në ndeshjen hapëse të Kosovës ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Serie A
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori