LAJMI I FUNDIT:

Reali pret 25 mijë tifozë në prezantimin e Ronaldos

Reali pret 25 mijë tifozë në prezantimin e Ronaldos

Ende nuk është caktuar data zyrtare prezantimit të Cristiano Ronaldos te Real Madridi, pasi që ende nuk është kompletuar transferimi zyrtar i portugezit, mirëpo mediat spekulojnë se do të jetë data 6 korrik kur Ronaldo do të shkelë në Santiago Bernabeu.

Los Blancos presin që së paku 25.000 tifozë dhe 500 gazetarë të jenë të pranishëm në stadium në ditën e prezantimi të lojtarit më të mirë në botë për vitin 2008.

“Shtëpia e Bardhë” tashmë ka filluar organizmin e ditës së rëndësishme, me ç’rast pritet të thyhen të gjitha rekordet në numrin e tifozëve të pranishëm për zbulimin e ndonjë lojtari.

Rekordin aktual të Realit për numrin e tifozëve të pranishëm në prezantimin e ndonjë lojtari e mban Robinho, me ç’rast ishin grumbulluar 11.000 tifozë, ndërkohë rekordin për numrin e gazetarëve të pranishëm e mban Zinedine Zidane, pasi që gjatë prezantimit të tij ishin të akredituar 400 gazetarë.


Në trend Sport

Më shumë
Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Ligat tjera
Stadiumi

Stadiumi "Fadil Vokrri" do të jetë i stërmbushur në ndeshjen hapëse të Kosovës ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Serie A
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori