LAJMI I FUNDIT:

Veh: Nuk e shesim Dzekon

Veh: Nuk e shesim Dzekon

Shpresat e Milanit për ta transferuar sulmuesin e Wolfsburgut, Edin Dzeko, janë zbehur pasi që trajneri Armin Veh ka thënë se dëshiron ta mbajë në skuadër boshnjakun.

Rossonerët kanë shpresuar ta transferojnë Dzekon, përkundër deklaratave kundërthënëse ndërmjet agjenti të lojtarit dhe Wolfsburgut, mirëpo duket se më në fund skuadra gjermane ka vendosur ta mbajë sulmuesin edhe në sezonin e ardhshëm.

“Nuk do ta shesim Dzekon. Ende nuk jam i gatshëm të flas për transferimin e tij”, ka thënë Veh për “Sky Sport Italia”.