LAJMI I FUNDIT:

Lippi: Ky ekip nuk do të luajë në KB

Lippi: Ky ekip nuk do të luajë në KB

Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, është shprehur mjaft i pakënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në Kupën e Konfederatave, e cila me humbjen e të dielës mbrëma nga Brazili, u eliminua nga konkurrimi i mëtutjeshëm në këtë garë.

“Kjo është periudha më e keqe që e kemi pasur që nga momenti kur kam marrë drejtimin e përfaqësues”

“Asnjëherë nuk kam thënë se ky grup lojtarësh do të luajnë edhe në Kampionatin Botëror. Do të ketë rregullime”.

“Projekti i rinovimit të përfaqësueses është duke u zhvilluar dhe ky është vetëm një moment i rindërtimit tonë”.


“Duhet të vazhdojmë të bëjmë analiza dhe të furnizohemi me lojtarë tjerë. Motivi dhe vullneti ekzistojnë, mirëpo mungon diçka tjetër”, ka thënë Lippi për “Sky Sport Italia”.