LAJMI I FUNDIT:

Rijkaaard e dëshiron Huntelaar në Galatasaray

Rijkaaard e dëshiron Huntelaar në Galatasaray

Trajneri i ri i Galatasarayt, Frank Rijkaard, raportohet se dëshiron të sjellë në ekipin e tij të ri dy holandezë që tash luajnë në Spanjë.

Ish-trajneri i Barcelonës dëshiron të marrë shërbimet e sulmuesit të Real Madridit Klaas-Jan Huntelaar.

26-vjeçari u transferua në Real gjatë afatit kalimtar dimëror, dhe dështoi të shkëlqejë në Santiago Bernabeu nën drejtimin e Juande Ramos ndërsa duket se nuk është pjesë as e trajnerit të ri Manuel Pellegrini.

Rijkaard thuhet se është i interesuar edhe për një holandez tjetër, sërish nga Madridi, por kësaj here nga Atletico dhe nga reparti i mbrojtjes, Johnny Heitinga.