LAJMI I FUNDIT:

Toni: Kemi kohë të përgatitemi për Kupën Botërore

Toni: Kemi kohë të përgatitemi për Kupën Botërore

Sulmuesi i Bayern Munichut, Luca Toni, beson se Italia mund t’i përmirësojë gabimet që bëri në Kupën e Konfederatave, para se të përpiqet të mbrojë titullin e kampionit të botës në vitin e ardhshëm.

Italia u mposht 3-0 nga Brazili në ndeshjen e fundit grupore të Kupës së Konfederatave, duke u eliminuar edhe nga gara e mëtejme.

“Ndonjëherë shkon mirë dhe ndonjëherë jo. Ishim të lodhur dhe Brazili është një ekip i shkëlqyeshëm”, ka deklaruar Toni në konferencën e shtypit pas ndeshjes.

“Nuk mendoj se kjo është diçka e madhe nëse shohim drejt Kupës Botërore. Ka ende mjaft kohë”, ka shtuar italiani.