LAJMI I FUNDIT:

Dunga: Ishim superior ndaj Italisë

Dunga: Ishim superior ndaj Italisë

Trajneri i Brazilit, Carlos Dunga, është më se i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij në ndeshjen e mbrëmshme të Kupës së Konfederatave, ndaj Italisë.

Brazili shkatërroi Italinë me rezultat 3-0 në ndeshjen e fundit grupore të kësaj gare, duke e eliminuar atë nga vazhda e mëtejme. Fitorja ishte e dyta për Brazilin ndaj kampionit të botës brenda katër muajve.

“Italia u përpoq të kontrollojë ndeshjen duke mbajtur topin. Iu thash lojtarëve se duhet të përqendrohemi çdo minutë dhe të bëjmë presion ndaj kundërshtarit. Në fund, ishim superior në të gjithë fushën dhe duhej të ishim për të mposhtur kampionin e botës. U përgatitëm vërtet mirë për këtë ndeshje” ka thënë Dunga.