LAJMI I FUNDIT:

Everton gati ofertën për Owen

Everton gati ofertën për Owen

Evertoni është duke mbyllur ofertën për sulmuesin e Newcastle United, Michael Owen.

Sunday Mirror shkruan se menaxheri i Evertonit, David Moyes, në pamundësi për të pasur buxhetin financiar të shumë ekipeve tjera, dëshiron të sjellë Owen në radhët e veta, i cili është pa kontratë nga fundi i këtij sezoni.

Moyes bëri një tentim të pasuksesshëm për të nënshkruar me anglezin gjatë verës së kaluar, dhe dëshiron të sjellë 29-vjeçarin në klub këtë verë.

Edhe pse do të jetë vështirë, për shkak të së kaluarës së lojtarit në klubin rival të qytetit, Liverpoolin, Moyes beson se Evertoni është opsioni më i mirë për lojtarin.


Everton përfundoi dy sezonet e fundit në pozitën e pestë të tabelës dhe u kualifikua për në Europa League, dhe mund të jetë edhe një rast i mirë për Owen të rikthehet edhe në kombëtaren angleze për Botërorin 2010.