LAJMI I FUNDIT:

F1: Vettel fitues i ÇM të Britanisë

F1: Vettel fitues i ÇM të Britanisë

Ngasësi i Red Bull, Sebastian Vettel, ka dalë të jetë fituesi i garës së radhës në Formula 1 për Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe.

Për gjermanin triumfi në Silverstone ishte i treti në karrierën e tij dhe i dyti i këtij sezoni. I dyti garën e ka përfunduar ngasësi tjetër i Red Bull, Mark Webber, ndërsa i treti në cak arriti Rubens Barrichello nga Brawn GP.

Lideri i klasifikimit të ngasësve, Jenson Button, përfundoi garën i gjashti. Anglezi, i cili garon për Brawn GP, kryeson me 64 pikë, duke lënë prapa shokun e skuadrës, Barrichello, i cili mbledh 41 pikë.

Fituesi i garës së sotme, Sebastian Vetten, tash mbledh 39 pikë në pozitën e tretë.