LAJMI I FUNDIT:

Fiorentina në bisedime me Cruz

Fiorentina në bisedime me Cruz

Sulmuesi argjentinas Julio Cruz do të largohet nga Interi gjatë këtij afati kalimtar, ndërsa karrierën mund ta vazhdojë te Fiorentina.

Kontrata e Cruzit me Interin përfundon këtë muaj, ndërsa zikaltrit nuk i kanë ofruar kontratë të re sulmuesit 34-vjeçar.

Ndërkohë gazeta me bazë në Firence “La Nazione” shkruan se Fiorentina është njëra nga skuadrat në të cilën mund të transferohet sulmuesi.