LAJMI I FUNDIT:

Juve e ka më të lehtë ta blejë Grosson

Juve e ka më të lehtë ta blejë Grosson

Juventusi aktualisht është duke u angazhuar në disa fronte sa i përket transferimeve të lojtarëve që do të largohen dhe atyre që do të vijnë në skuadër.

Çështja me mesfushorin e Udineses, Gaetano D’Agostino, mbetet e pa finalizuar, ndërsa ende nuk është vendosur nëse David Trezeguet do të largohet dhe në vend të tij do të vijë sulmuesi i Villarrealit, Giuseppe Rossi, apo francezi do të qëndrojë në Torino.

Megjithatë, një tjetër pozitë të cilën Juve dëshiron ta plotësojë është mbrojtësi i krahut, me ç’rast bardhezinjtë janë të interesuar për mbrojtësin e Liverpoolit, Andrea Dossena, dhe mbrojtësin e Lyonit, Fabio Grosso.

Mësohet se Bianconerët e kanë më të lehtë ta transferojnë Grosson, i cili kushton afër 2.5 milionë euro në raport me Dossenan, i cili e ka vlerën 6-7 milionë euro.