LAJMI I FUNDIT:

West Ham dëshiron ta huazojë Balotellin

West Ham dëshiron ta huazojë Balotellin

Skuadra e West Ham Unitedit dëshiron ta sjellë në Ligën Premier sulmuesin e Interit, Mario Balotelli, në formë huazimi.

Tablodi britanik “The Daily Mirror” njofton se trajneri i West Hamit, Gianfranco Zola, kishte dashur ta transferonte Balotellin që në afatin kalimtar të janarit, mirëpo kishte dështuar.

Ndërsa tani skuadra angleze ka rishfaqur interesimin për sulmuesin italian, i cili nuk dëshiron të jetë zgjedhje e dytë te skuadra e Interit.