LAJMI I FUNDIT:

Mellberg arrin marrëveshje me Olympiakosin

Mellberg arrin marrëveshje me Olympiakosin

Juventusi ka njoftuar për largimin e disa lojtarëve gjatë këtij afati kalimtar, ndërsa mbrojtësi Olof Mellberg bën pjesë në këtë grup.

Sipas informatave të fundit nga “AFP”, sezonin e ardhëm suedezi do të luajë për skuadrën greke Olympiakos.

Mësohet se 31-vjeçari ka arritur marrëveshje për të nënshkruar një kontratë trevjeçare, ndërsa të hënën do të prezantohet zyrtarisht si lojtar i Olympiakosit.

Ndërkohë, Juventusi do të fitojë 2.7 milionë euro për shitjen e Mellberg, i cili qëndroi vetëm një sezon te Bianconerët.