LAJMI I FUNDIT:

D’Agostino: Është koha t’i bashkohem Juves

D’Agostino: Është koha t’i bashkohem Juves

Mesfushori i Udineses, Gaetano D’Agostino, i cili është në shënjestër të Juventusit shpreson që të realizohet dëshira e tij për të kaluar te Zonja e Vjetër.

Skuadrat me fanellat bardhezi janë qe një kohë të gjatë në bisedime për D’Agostinon, ndërsa njëherë madje u njoftua se ishte arritur marrëveshja, megjithatë dy skuadrat ende nuk i kanë finalizuar bisedimet e tyre.

“Nuk e di nëse java e ardhshme do të jetë vendimtare, po shpresoj të jetë, sepse unë i di qëllimet e Udineses”.

“Presidenti Pozzo më ka trajtuar si djalin e tij, mirëpo ne kemi një projekt sipas të cilit unë duhet të vazhdoj në një skuadër më kualitative pas qëndrimit dyvjeçar te Udinese”.


“Është koha që unë ta bëj hapin dhe t’i bashkohem Juves. Ndërsa këtë e dinë edhe klubi edhe presidenti dhe ata pajtohen me dëshirën time”, ka thënë D’Agostino për “Radio Kiss Kiss”.