LAJMI I FUNDIT:

Villa ka vendosur për Realin?

Villa ka vendosur për Realin?

Shtypi spanjoll beson se sulmuesi i Valencias, David Villa, ka vendosur të transferohet te Real Madridi.

Pas fitores së Spanjës kundër Irakut të mërkurën mbrëma, Villa u tha gazetarëve se ai ka marrë vendimin e tij për skuadrën të cilës do t’i bashkëngjitet.

“Agjenti im e di vendimin që kam marrë dhe ai duhet të punojë në realizmin e tij”, ka deklaruar Villa duke mos cekur emrin e skuadrës tek e cila dëshiron të transferohet.

Për sulmuesin spanjoll janë të interesuara shumë skuadra, ndër të cilat Barcelona, Real Madridi, Manchester Unitedi dhe Liverpooli, ndërsa shtypi spanjoll beson se emri i skuadrës të cilës ka vendosur t’i bashkëngjitet Villa është: Real Madrid.