LAJMI I FUNDIT:

Barca mund ta transferojë Reinan

Barca mund ta transferojë Reinan

Të mërkurën është njoftuar se Barcelona planifikon transferimin e portierit të Liverpoolit, Pepe Reina, nëse dështon me vazhdimin e kontratës së Victor Valdes.

Sipas “El Mundo Deportivo”, Blaugranët mund të sigurojnë shërbimet e Reinas (i cili ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2014) nëse paguajnë afër 20 milionë euro.

Spekulimet e fundit pohojnë se Barcelona tashmë i ka ofruar kontratë pesëvjeçare portierit të dikurshëm katalunas me vlerë prej pesë milionë eurosh për sezon.