LAJMI I FUNDIT:

Benzema dëshiron edhe një vit me Lyonin

Benzema dëshiron edhe një vit me Lyonin

Agjenti i sulmuesit francez Karim Benzema, thotë se dëshirë e klientit të tij është të mbetet në radhët e Lyonit edhe gjatë sezonit të ardhshëm.

Manchester Untied, Barcelona, Inter dhe Real Madrid janë të interesuar për francezin, por edhe Lyoni vazhdimisht ka theksuar se dëshirë e klubit është që ta ruajë sulmuesin sa më gjatë.

“Karim më ka thënë se dëshiron të mbetet në Lyon. Para se të niset për në pushim, që do të zgjasë tri javë, ai më ka thënë se dëshiron të qëndrojë edhe një vit në Lyon dhe të përgatitet më mirë për Kampionatin Botëror”, ka thënëagjenti i sulmuesit.