LAJMI I FUNDIT:

Roma nxjerr në treg Vucinicin?

Roma nxjerr në treg Vucinicin?

"Il Tempo" shkruan se Roma do të detyrohet ta shesë së paku njërin nga lojtarët kryesorë të skuadrës dhe emri që qarkullon është ai i sulmuesit Mirko Vucinic.

‘Italpetroli’- kompania e cila mbështet Romën, ka afër 300 milionë euro borxh, kështu që Giallorossët nuk kanë fonde për ta forcuar skuadrën, pos nëse e shesin ndonjë lojtar.

Dyshja e mbrojtjes, Juan dhe Philippe Mexes, janë lojtarët më të kërkuar, mirëpo trajneri Luciano Spalletti nuk lejon largimin e tyre, kështu lojtari që mund të largohet dhe të sjellë para (afër 25 milionë euro) është sulmuesi malazez.