LAJMI I FUNDIT:

Eboue mendon për largim nga Arsenali

Eboue mendon për largim nga Arsenali

Mesfushori i Arsenalit, Emmanuel Eboue, ka deklaruar se ai është i gatshëm të largohet nga Arsenali.

Përfaqësuesi i kombëtares së Bregut të Fildishtë ka thënë për France Football se largimi nga ekipi anglez është një zgjidhje e vështirë, por se nuk mund të pranojë që qëndrojë në stolin rezervë si në sezonin e kaluar.

“Është një zgjidhje e vështirë, por mendoj se do të jetë edhe më vështirë nëse përjetoj edhe një sezon si ky i fundit. Sidoqoftë, nëse largohem, do të jetë sigurisht për një kampionat tjetër të madh”, ka thënë lojtari.