LAJMI I FUNDIT:

Barcelona mendon për transferimin e Robinhos

Barcelona mendon për transferimin e Robinhos

Barcelona planifikon të kërkojë shërbimet e sulmuesit të Manchester Cityt, Robinho, i cili së fundmi është shprehur se do t’i pëlqente të luante për kampionin e Evropës, nëse Blaugranët bëjnë një ofertë për të.

“Barca është një skuadër e madhe dhe është gjithmonë kënaqësi kur dëgjoj se më dëshirojnë të luaj atje”, është cituar Robinho nga “Sport”.

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, që në sezonin e kaluar kishte kërkuar nga udhëheqësit e klubit që t’ia sjellin Robinhon, mirëpo kataluanist nuk bënë ofertë për të.

Ndërsa tani është ndryshe, dhe pritet që gjiganti spanjoll të bëjë gati ofertën për brazilianin.