LAJMI I FUNDIT:

Bursaspor në kërkim të Skelës

Bursaspor në kërkim të Skelës

Mesfushori shqiptar i Energie Cottbus, Ervin Skela, po kërkohet nga shumë skuadra evropiane pas rënies së ekipit të tij aktual në Bundesliga 2, ndërsa së fundmi interesim ka shprehur skuadra turke Bursaspor, njofton "Top Channel".

Kontrata e Skelës me Cottbusin skadon në vitin 2011, mirëpo aty përfshihet edhe klauzola e vlefshme vetëm për Bundesliga 1, kështu që largimi i tij është më se i mundur.

Përveç Bursaspor, për mesfushorin kuqezi kanë shprehur interesim edhe disa klube tjera, duke filluar nga Bundesliga 1 (Mainz, Mönchengladbach), Bundesliga 2 (TuS Koblenz), Serie A (Cagliari), Serie B (Torino) dhe kampionati grek i futbollit (Olimpiacos dhe AEK).