LAJMI I FUNDIT:

Luca Toni pranë Interit

Luca Toni pranë Interit

Interi është shumë pranë nënshkrimit me sulmuesin e Bayern Munichut, Luca Toni.

Sezonin e kaluar Toni pati probleme me lëndime të cilat ia pamundësuan të shfaqte formën e tij më të mirë, kështu që ai nuk është edhe aq i dëshiruar te skuadra bavareze, ndërsa nëse llogaritet edhe ardhja e Mario Gomez dhe Ivica Olic, atëherë largimi i sulmuesit italian nga Allianz Arena është më se i mundur.

“Sky Sport Italia” njofton se agjenti i Tonit, Tullio Tinti, është takuar me përfaqësuesit e Interit, dhe se Nerazzurët kanë përgatitur gjashtë milionë euro për Bayernin dhe nga katër milionë euro për sezon për Tonin.