LAJMI I FUNDIT:

Bayerni nuk do ta shesë Riberyn

Bayerni nuk do ta shesë Riberyn

Kryetari i bordit ekzekutiv të Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka njoftuar se Real Madridi, Barcelona, Chelsea dhe Manchester Unitedi, kanë kërkuar shërbimet e anësorit francez Franck Ribery, mirëpo sipas fjalëve të tij, francezi do të mbetet në Allianz Arena.

“Jemi tërësisht të qetë dhe krenar që kemi në skuadër njërin nga tre lojtarët më të mirë në botë, i cili ka kontratë me ne dhe që ka nxitur interesim aq të madh”.

“Reali ka kërkuar me anë të presidentit Florentino Perez, dhe këshilltarit të tij Pedro Jimenez që të fillojmë bisedimet për një marrëveshje. Por ne e kemi refuzuar këtë kërkesë, sepse nuk dëshirojmë ta shesim Riberyn”.

“Për ofertën e Chelseat kemi njoftuar më herët, ndërsa po ashtu oferta kanë bërë edhe Manchester Unitedi dhe Barcelona”.


“Gjithmonë do të ketë perceptime të tilla të cilat do të sugjerojnë se Bayern Munichu po mundohet ta rrisë çmimin dhe kur të arrijë një shifër e caktuar do ta pranojmë, mirëpo ne nuk dëshirojmë ta shesim Riberyn”, ka thënë Rummenigge për “Bild”.