LAJMI I FUNDIT:

Valencia e pakënaqur me ofertat për Villan

Valencia e pakënaqur me ofertat për Villan

Sulmuesi i Valencias, David Villa, është njëri nga lojtarët më të përfolur gjatë këtij afati kalimtar, për të cilin janë të interesuara shumë skuadra të mëdha evropiane.

Real Madridi, Barcelona dhe Manchester Unitedi, janë disa nga skuadrat e gatshme të shpenzojnë shuma të majme parash për të siguruar shërbimet e spanjollit, mirëpo ofertat e tyre të deritanishme nuk i kanë kënaqur udhëheqësit e Los Che.

“Janë dy gjëra të cilat duhet të sqarohen. E para, Valencia asnjëherë nuk ka arritur marrëveshje me asnjë skuadër për Villan, dhe e dyta, deri më tani nuk ka pasur oferta që plotësojnë kërkesat tona”, ka thënë drejtori sportiv i Valencias, Fernando Gomez.