LAJMI I FUNDIT:

Grosso: Do të mendoj për Juven

Grosso: Do të mendoj për Juven

Mbrojtësi i Lyonit, Fabio Grosso, nuk dëshiron të flasë për mundësinë e transferimit te Juventusi derisa të përfundojë Kupa e Konfederatave.

Pas fitores kundër SHBA-ve në kuadër të Kupës së Konfederatave, i pyetur për mundësinë e kalimit te Zonja e Vjetër, ish-lojtari i Interit ka lënë gjithçka të hapur duke thënë se do të mendojë më vonë për këtë gjë.

“Juve? Do të pres njëherë të shoh se si do të përfundojë kjo garë, dhe pastaj do të mendoj”, ka thënë Grosso për tuttosport.com.