LAJMI I FUNDIT:

Cissokho i nderuar që është në San Siro

Cissokho i nderuar që është në San Siro

Transferi i ri i Milanit, Aly Cissokho, është shumë i lumtur që do të bartë fanellën e Milanit dhe ka premtuar se do ta shpaguajë besimin që ka shfaqur italiane skuadra për të.

“Jam shumë i nderuar që jam te Milan. Kjo është një mundësi e madhe për mua, sepse Milani është një skuadër e madhe. Do të jap më të mirën nga vetja për t’i kënaqur të gjithë”.

“Milani ka besuar në mua dhe unë shpresoj që kjo t’i shpërblehet. Në skuadër ka shumë lojtarë të mëdhenj, edhe pse largimi i Kaka ishte një goditje e madhe, megjithatë te Milani ka edhe tjerë emra të mëdhenj”, ka thënë ish-lojtari i Portos për “Gazzetta dello Sport”.