LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti fton Tevezin te Chelsea

Ancelotti fton Tevezin te Chelsea

Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka kërkuar nga sulmuesi argjentinas Carlos Tevez që të transferohet në Stamford Bridge.

“The Daily Mail” dhe “The Sun” shkruajnë se ish-trajneri i Milanit ka siguruar numrin e telefonit të Tevez dhe e ka ftuar atë të kalojë te Blutë, ndërkohë që Tevez ka mbetur i mahnitur nga kjo ofertë.

“Carlos është shtangur kur ka marrë telefonatë nga Ancelotti, por njëkohësisht është edhe i kënaqur. Ancelotti ka bërë një punë shumë të mirë që ia ka bërë me dije interesimin e tij, ndërsa Carlos është i befasuar për të mirë për veprimin tij”, ka thënë një burim i afërt me lojtarin.