LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Xhemjali nënshkruan për Torinon

Zyrtare: Xhemjali nënshkruan për Torinon

Përkundër rënies në Serie B, Torino ka arritur të sigurojë shërbimet e mesfushorit premtues Blerim Xhemajli nga Bolton Wanderers.

Shqiptari me pasaportë zvicerane e kaloi sezonin 2008/2009 në formë huazimi te Torino, duke qenë njëri nga lojtarët më të mirë të ‘Granatës’.

Ndërkohë dy skuadrat, Torino dhe Bolton kanë arritur marrëveshje për qëndrimin e 23-vjeçarit në Itali.

Mesfushori nga Tetova u transferua te Boltoni në vitin 2007 nga Zurichu, mirëpo si pasojë e lëndimit ai nuk arriti të sigurojë një vend në skuadrën angleze, mirëpo ai shkëlqeu me fanellën e Torinos gjatë sezonit që shkoi, prandaj ata vendosën ta mbajnë duke konkurruar me Lazion dhe Napolin që po ashtu ishin të interesuar për shërbimet e Xhemajlit.