LAJMI I FUNDIT:

Fiorentina kontakton me Owenin

Fiorentina kontakton me Owenin

Sulmuesi i Newcastle United, Michael Owen, vazhdon të kërkohet nga klubet italiane.

Sunday Sun shkruan se Fiorentina është ekipi i fundit italian që synon të transferojë Owenin dhe mund t’i ofrojë atij angazhim në Ligën e Kampionëve.

Por, ish-sulmuesi i Real Madridit, e di se një kalim në Serie A do të thoshte edhe ulje e dukshme e pagës dhe vështirë se mund të ndodhë një lëvizje e tillë.