LAJMI I FUNDIT:

NBA: LA Lakers kampion i ri

NBA: LA Lakers kampion i ri

Los Angeles Lakers ka ngritur edhe trofeun e 15-të në NBA dhe të parin që nga viti 2002, pasi shënoi fitore me rezultat 99-86 ndaj Orlando Magin në ndeshjen e pestë finale.

Los Angeles i jep fund kështu serisë me rezultat 4-1, duke i dhënë trajnerit Phil Jackson titullin e 10-të rekord në kampionatin amerikan të basketbollit dhe titullin e katërt yllit të ekipit Kobe Bryant.

30-vjeçari Bryant udhëhoqi te Lakers me 30 pikë dhe u emërua MVP i finaleve, duke marrë këtë titull për të parën herë.

Kur ai i kishte fituar tre titujt e mëhershëm (2000-20002), kishte qenë ish-bashkëlojtari i tij, Shaquille O’Neal, ai kishte marrë titullin MVP i finaleve.


Lamar Odom shënoi 17 pikë, Trevor Ariza 15 dhe Pau Gasol 14, për Lakers. Te Orlando Magic, Rashard Lewis shënoi pikët më të larta në ndeshjen e fundit, 18 pikë gjithsej.