LAJMI I FUNDIT:

Laporta: Suksesi i Barcës e detyroi Realin të shpenzojë

Laporta: Suksesi i Barcës e detyroi Realin të shpenzojë

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë se arsyeja që Real Madridi po shpenzon para të majme për ta forcuar skuadrën, është triumfi i Barcelonës në të tri garat ku mori pjesë.

“Suksesi ynë i trefishtë e detyroi Real Madridin të shpenzojë pa masë dhe kjo gjë e ka çrregulluar tregun”.

“Perez transferon lojtarë në bazë të preferencave të tij dhe kjo vetëm sa e tregon arrogancën që ka”, ka thënë Laporta duke shtuar se edhe Blaugranët do të bëjnë disa transferime të rëndësishme për t’i dhënë skuadrës pak freski.