LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic zgjedh Interin

Ibrahimovic zgjedh Interin

E përditshmja suedeze "Sportblade" njofton se Zlatan Ibrahimovic ka vendosur të qëndrojë tek Interi për arsye familjare.

Sipas një burimi shumë të afërt me lojtarin, boshnjaku me pasaportë suedeze nuk do të largohet nga Giuseppe Meazza, pasi që gruaja e tij, Helena, dhe dy fëmijët janë mishëruar me jetën në Milano.

Disa vite më parë legjenda franceze, Zinedine Zidane, u largua nga Italia në drejtim të Spanjës, për arsye familjare, ndërsa tani duket se do të ndodhë e kundërta, pasi që ish-lojtarit të Juventusit i pëlqen jena në Itali.