LAJMI I FUNDIT:

Kaka i del në krah Perezit

Kaka i del në krah Perezit

Presidenti i Real Madridit, Forentino Perez, është kritikuar për shpenzimet e mëdha që po bën, sidomos pas parave që ka ofruar për Kaka dhe Crisitano Ronaldo, ndërsa ylli brazilian i ka dalë në mbrojtje presidentit të tij.

Ish-lojtari i Milanit, i cili u transferua në Bernabeu për shumën prej 67.2 milionë eurosh, beson se Perez ka një qëllim të qartë se si ta rindërtojë skuadrën e tij dhe se ai nuk gjuan thjeshtë para për të treguar superioritetin ekonomik të Los Blancos.

“Secili njeri ka mënyrat e veta të arritjes së qëllimeve. Florentino ka një politikë shumë të qartë dhe një mënyrë të vendosur për t’i arritur qëllimet e tij. Ai po bën gjithçka që Real Madridi të bëhet sërish një skuadër e madhe”, ka thënë Kaka në një intervistë për “O Globo”.