LAJMI I FUNDIT:

City: 140 mijë funte në javë për Tevez

City: 140 mijë funte në javë për Tevez

Manchester City duket të jetë favoriti kryesor për ta transferuar sulmuesin argjentinas Carlos Tevez.

Sky Sports News” njofton se në dy ditët e ardhshme Manchester City, Manchester United, Liverpooli dhe Chelsea do të fillojnë bisedimet me pronarët e Tevez për mundësinë e transferimit të tij. Ndërkohë mësohet se do të përfshihet edhe një skuadër italiane dhe një spanjolle, emrat e të cilave nuk janë bërë të njohura.

Megjithatë, “The Guardian” shkruan se ‘pasanikët’ janë më pranë transferimit të Tevez, pasi që ata janë pajtuar të paguajnë 25.5 milionë funte (30 milionë euro) për të fituar shërbimet e argjentinasit, ndërkohë që mësohet se City do t’i ofrojë Tevezit 140.000 funte në javë (164.000 euro)- që është 75% më e lartë se paga e tij aktuale.