LAJMI I FUNDIT:

Kaka: Gjithmonë do ta dua Milanin

Kaka: Gjithmonë do ta dua Milanin

Mesfushori brazilian Kaka edhe një herë ka pohuar lidhjen e tij me Milanin, duke thënë se rosonerët gjithmonë do të jenë në zemrën e tij.

“I jam shumë falënderues Milanit. Nëse sot jam futbollist i klasit botëror, kjo është për shkak të rosonerëve dhe përfaqësueses së Brazilit”, ka thënë Kaka, i cili është në Afrikën e Jugut në Kupën e Konfederatave.

“Vërtet më vjen keq për atë që ndodhi me Milanin, por tash duhet ta pranoj faktin se e ardhmja ime është në përbërjen e Real Madridit dhe raportet e mia profesionale me rosonerët ndërpriten”.

“Shpresoj se Milani do të mund të bëjë gjëra të mëdha me strategun e ri Leonardo dhe iu dëshiroj gjithçka të mirë. Gjithmonë do t’i dua ngjyrat kuqezi”, ka shtuar braziliani.