LAJMI I FUNDIT:

Barca dëshiron t’ia ‘vjedhë’ Villan, Realit

Barca dëshiron t’ia ‘vjedhë’ Villan, Realit

Mediat spanjolle shkruajnë se Barcelona është duke u përpjekur ta vjedhë David Villan para hundës së Real Madridit, pasi katalanasit mbrëmë kanë dërgua ofertë në drejtim të Valencias.

David Villa është caku i tretë i Real Madridit pas dy përforcimeve të mesfushës, Kaka dhe Cristiano Ronaldo, dhe negociatat me Valencian zhvillohen tashmë disa ditë.

Por, El Mundo Deportivo thotë se negociatat janë ende të hapura, pasi Barcelona ka dërguar ofertë në momentet e fundit për David Villan. Barcelona ka dërguar ofertë prej 35 milionë funtesh për Villan, pasi e shes si të vështirë procesin e angazhimit të Zlatan Ibrahimovic.

Oferta e Realit është pak më e lartë, 37 milionë funte, por duke marrë parasysh se të dyja nuk dallojnë shumë, do të jetë vetë lojtari ai i cili do të ketë fjalën kryesore në transferim.