LAJMI I FUNDIT:

Mascherano dhe Alonso nuk janë në shitje

Mascherano dhe Alonso nuk janë në shitje

Liverpooli ka bërë të ditur me anë të një deklarate në ueb faqen e klubit se dy mesfushorët, Javier Mascherano dhe Xabi Alonso nuk janë në shitje.

Dyshja e Liverpoolit vazhdimisht lidhet me një largim drejt Spanjës, Mascherano në Barcelona dhe Xabi Alonso në Real Madrid. Por klubi anglez thotë se dy yjet do të mbeten në Ligën Premier edhe në sezonin e ardhshëm.

“Pavarësisht shkrimeve në media dhe spekulimeve për të ardhmen e Xabi Alonsos dhe Javier Mascheranos, Liverpooli nuk ka pranuar asnjë ofertë zyrtare nga asnjë klub për këta lojtarë”, thuhet në deklaratë.

“As lojtarët në anën tjetër nuk janë në shitje, e as Liverpooli nuk ka interes nga lista e gjatë e futbollistëve nga kampionati spanjoll të cilët lidhen me një kalim në Anfield, si pjesë e marrëveshjeve”, shtohet më tej në publikim.