LAJMI I FUNDIT:

Ferguson në përpjekje për të angazhuar David Silvan

Ferguson në përpjekje për të angazhuar David Silvan

Sipas mediave angleze, Sir Alex Ferguson, do të përpiqet ta plotësojë zbrazëtirën e lënë nga largimi i Cristiano Ronaldos duke e zëvendësuar atë me mesfushorin e Valencias, David Silva.

Besohet se Sir Alex Ferguson tashmë ka dhënë dritë të gjelbër për kompletimin e transferimit të 23-vjeçarit spanjoll për një shumë prej 25 milionë funtesh.

Silva mund të luajë në të dy krahët e mesfushës, ashtu si edhe Ronaldo, ndërsa mund të luajë edhe si mesfushor i qendrës. Silva edhe para largimit të Cristiano Ronaldos ishte vlerësuar larg në listën e dëshirave të Ferguson.

Edhe pse Valencia ka mohuar se do t’i shesë yjet, kriza ekonomike vazhdon në klub dhe është e mundshme që lojtari të shitet këtë verë.