LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Milani nënshkruan me Cissokhon

Zyrtare: Milani nënshkruan me Cissokhon

Milani ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje zyrtare me mbrojtësin francez të Portos, Aly Cissokho.

Rossonerët do të paguajnë 15 milionë euro për shërbimet e francezit, si edhe nga një milionë euro për çdo trofe të fituar gjatë kohës së qëndrimit të Cissokhos në San Siro.

“Bisedimet kanë qenë mjaft intensive. Mendojmë se Cissokho është një lojtar i fuqishëm, pasi kjo është dëshmuar edhe me interesimin e skuadrave të rëndësishme evropiane, madje edhe në momentet vendimtare derisa po arrinim marrëveshjen. Mirëpo, në fund, miqësia jonë e gjatë me drejtuesit e Portos triumfoi”.

“Përvetësimi i Thiago Silvas, i cili ende nuk i ka mbushur 25 vjet, dhe Cissokho që ende nuk i ka 23 vjet, është përgjigje për një projekt preciz: një skuadër të re, të freskët, konkurruese dhe me baraspeshimin e llogarive. Kjo është rruga të cilën do ta ndjekim edhe në ditët dhe javët e ardhshme”, ka thënë zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, për faqen zyrtare të klubit.