LAJMI I FUNDIT:

Reali ofron Heinzen dhe Robbenin për Xabin

Reali ofron Heinzen dhe Robbenin për Xabin

Real Madridi po vazhdon me punën për të ndërtuar “formacionin e ëndrrave”, ndërsa mesfushori i Liverpoolit, Xabi Alonso, është në listën e transferimeve të Florentino Perez.

Tablodi britanik “The Sun” njofton se presidenti i Los Blancos ia ka ofruar Liverpoolit anësorin Arjen Robben për shkëmbim “kokë për kokë” me Xabin.

Reali tashmë ka bërë një ofertë prej 18 milionë funtesh për spanjollin, mirëpo Liverpooli dëshiron 27 milionë. Holandezi Robben ka po ashtu vlerën prej 27 milionë funtesh dhe në këtë mënyrë një shkëmbim do të ishte më se i qëlluar për Perezin, i cili nuk dëshiron të shpenzojë shumë para (pasi tashmë ka shpenzuar 142 milionë funte për shërbimet e Kaka dhe Ronaldo).

Megjithatë nëse edhe kjo orvatje dështon, atëherë Reali do ta ofrojë mbrojtësin Gabriel Heinze dhe 18 milionë funte, vetëm e vetëm që ta transferojë Xabin në Bernabeu.


Në trend Sport

Më shumë
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Lavdim Pireva
Zhegrova, Asllani dhe Muja zënë vendet e tyre në formacionet e javës në Ligue 1, Bundesliga dhe Superliga e Turqisë

Zhegrova, Asllani dhe Muja zënë vendet e tyre në formacionet e javës në Ligue 1, Bundesliga dhe Superliga e Turqisë

Ligat tjera
Besfort Zeneli ka refuzuar ftesën e Kosovës për ndeshjet e shtatorit

Besfort Zeneli ka refuzuar ftesën e Kosovës për ndeshjet e shtatorit

Përfaqësuesja e Kosovës
Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Premier League
“Kurse me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë” - Ballkani reagon pas largimit të trajnerit

“Kurse me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë” - Ballkani reagon pas largimit të trajnerit

Superliga
Kalo në kategori