LAJMI I FUNDIT:

Iaquinta dëshiron Scudetton dhe Ligën e Kampionëve

Iaquinta dëshiron Scudetton dhe Ligën e Kampionëve

Të hënën Vincenzo Iaquinta iu dha fund spekulimeve për largimin tij nga Juventusi duke e vazhduar kontratën deri në vitin 2013, ndërsa në një intervistë për “Tuttosport”, sulmuesi ka zbuluar se objektivat e Juves për sezonin e ardhshëm janë Kampionati italian dhe Liga e Kampionëve.

“Jam i lumtur sepse e dëshiroja shumë këtë marrëveshje. Drejtorët janë duke e ndërtuar një skuadër, e cila do t’u kthehet trofeve”.

“Dëshirojmë të jemi konkurrues në të gjitha garat, kështu që objektivat tona janë edhe Scudetto edhe Liga e Kampionëve”, ka thënë italiani.