LAJMI I FUNDIT:

Rauli është dhe mbetet ‘madridist’

Rauli është dhe mbetet ‘madridist’

I porsacaktuari drejtor gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, ka hedhur poshtë pretendimet se legjenda e Los Blancos, Raul, nuk është më lojtar i vlefshëm për Mbretërit.

Gines Carvajal, agjenti i kapitenit, kishte deklaruar javën e kaluar se simboli i Los Merengues ishte i gatshëm të largohej nga Bernabeu nëse nuk përshtatet në projektin e udhëheqësisë së re të klubit.

“Asnjëherë nuk do të kemi problem me Raulin. Ai e ka zëvendësuar (legjendën Alfredo) Di Stefanon”.

“Unë kam shumë simpati për të, e shoh vazhdimisht dhe e kam përcjellë karrierën e tij me kujdes të madh”.


“Ne 15 vitet e qëndrimit të tij këtu, ai ka kontribuar gjithmonë duke ofruar zgjidhje. Ai është një njeri inteligjent, është entuziast dhe është një madridist”, ka thënë Valdano në një intervistë për “El Larguero”.