LAJMI I FUNDIT:

Leonardo kërkon futboll sulmues

Leonardo kërkon futboll sulmues

Trajneri i porsacaktuar i Milanit, Leonardo, tashmë ka filluar të zbulojë idetë sipas të cilave do të luajë skuadra e tij sezonin e ardhshëm, ndërsa baza e lojës së Rossonerëve do të jetë futbolli ofanziv brazilian.

Megjithatë trajneri është shprehur se shumëçka do të varet nga lojtarët të cilët do t’i ketë në dispozicion, prandaj transferimet do ta luajnë rolin kryesor.

“Ende nuk e di se me çfarë taktike do të luajmë, sepse nuk e di se çfarë ‘materiali’ do të kemi në dispozicion”.

“Mund të them se ekziston një bazë solide për formacionin 4-3-1-2 dhe unë po mendoj për lojë sulmuese, e cila i argëton dhe i lejon lojtarët që të tregojnë më të mirën nga vetja duke mos humbur qëndrueshmërinë”, ka thënë Leonardo për “Milan Channel”.