Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se mbështetja e qeverisë do të jetë e padiskutueshme ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe se Kosova së shpejti do të ketë edhe helikopterët “Black Hawk”.
Kurti gjatë fjalës së tij në ceremoninë e certifikimit të 344 rekrutëve të FSK-së tha se gjatë mandatit katërvjeçar kanë dyfishuar numrin e ushtarëve të rinj si dhe kanë investuar në armatim luftarak.
“Mbështetja jonë do të jetë vazhdimësi e mbështetjes katër vjeçare që kemi bërë deri tani. Përgjatë këtij mandati kemi dyfishuar numrin e ushtarëve, kemi rekrutuar 2315 ushtarë të rinj të cilëve do të ju shtohen edhe 390 ushtarë të tjerë në muajt e ardhshëm, në total 2705 ushtarë. Kemi investuar në armatim në vlerë prej 319 milionë duke blerë dronët luftarak ‘Bayraktar’, sistemin raketor anti tank, dhe së shpejti do t’i kemi edhe helikopterët ‘Black Hawk’ (Skifterët e zi) në inventarin e ushtrisë. Kemi vendosur themelin e industrisë së mbrojtjes me fabrikën për prodhimin e municionit Made in Kosova, e të gjitha këto sipas standardeve të vendeve të NATO-s”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Kurti gjithashtu u shpreh se rekrutët gjatë nëntë javëve të stërvitjes kanë treguar përkushtim.
Ai po ashtu tha se diplomimi i rekrutëve është shumë i veçantë për faktin se ndodh pikërisht në muajin e lavdisë kombëtare.
“Muaji mars nis me Epopenë e UÇK-së dhe përmbyllet me ndërhyrjen e NATO-së në Kosovë. Më 5, 6 dhe 7 mars qëndresa fisnike e familjes Jashari dhe lufta çlirimtare e udhëhequr nga kryekomandanti Adem Jashari shënon kthesë historike për popullin tonë në rrugën drejt lirisë. U dëshmua se kulla është më e fortë se atdheu, dashuria për atdheun është më e fortë se gjenocidi i Serbisë…nënshtrimi dhe dorëzimi nuk ishte opsion, prandaj fitorja ishte rezultati. Kjo fitore kulmoi me 24 mars 1999 falë aleatëve tanë”, ka thënë Kurti.
Ai tutje tha se diplomimi i rekrutëve vjen si kapitull i ri pas lavdisë së UÇK-së dhe ndërhyrjes së NATO-s.
“Vjen si vazhdim i amanetit për mbrojtje e atdheut dhe kontributit për paqe”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ tregon sa shpenzuan LVV, PDK, LDK e AAK në tremujorin e parë të 2025-ës

"S'ka BE për Serbinë pa njohjen e Kosovës", Picula: Çdo destabilizim i Kosovës do t'i kushtonte shtrenjtë Vuçiqit

Kurti për qëndrimet e patriarkut Porfirije në Kremlin: E vendos rajonin në një rrezik serioz

Gjykimi për përvetësimin e mbi 70 mijë eurove të PTK-së, dëshmitarja thotë se është e paqartë se si erdhi deri te mungesa e mjeteve

"Piktura në vlerë 4 milionë euro", pasuria e Përparim Ramës: Prona milionëshe në Kosovë dhe Londër, aksione, objekte me qera...

Dëshmon në gjykatë vëllai i Triumf Rizës: E kanë dërguar në spital një grua për me pa nëse ka vdekur Triumfi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

Provokim apo rastësi? Pas Gjestit, edhe Jozi publikon video duke u shëtitur në 'Lamborghini'