Në gjykimin ndaj dy të akuzuarve, Ilir Abdullahut – “Liza” dhe Rrahim Abdullahut – “Rrumqi” ka dhënë dëshminë Visar Riza, vëllai i Triumf Rizës, ish-zyrtar i Shërbimit Policor të Kosovës, i cili është vrarë në vitin 2007.
Ilir Abdullahu dhe Rrahim Abdullahu nga Prokuroria Speciale po akuzohen se në bashkëkryerje me Arben Berishën, Fitim Avdiun dhe Enver Sekiraqen kanë vrarë Triumf Rizën.
Në seancën e mbajtur më 24.04.2025, dëshmitari Visar Riza, vëllai i Triumf Rizës, tha se dy të akuzuarit Ilir dhe Rrahim Abdullahu kishin qenë vazhdimisht në përcjellje të vëllait të tij.
“Këta dy të akuzuarit këtu kanë qenë non-stop përcjellje familjes, vëllait tim dhe familjes time, prej rastit Swiss Cassino edhe këta dy janë të kyçur, po aq sa dhe ai tjetri që ka ik, se janë grup”, tha Visar Riza gjatë dëshmisë së tij.
“Kush është ai tjetri?”, e pyeti prokurorja Arbëresha Raça – Shala.
“Enver Sekiraqa”, tha dëshmitari Riza.
Dëshmitari Riza tha se ai kishte qenë me vëllain e tij në shumicën e kohës dhe këta i kishin përcjell vazhdimisht së bashku me Enverin dhe personat e tjerë të grupit të tyre.
“Edhe vet kam qenë prezent kur na kanë përcjellë, na kanë përcjell shumë herë, jo veç njëherë, na kanë përcjell me makina ndryshme, skuterë, përcjellje kemi pasë non-stop. Na kanë përcjell me kerre, gjë që vërehet, se Prishtina është shumë e ngarkume dhe vërehet kush po na përcjell, kush jo, edhe i kemi pa”, tha dëshmitari Riza.
Visar Riza tha se kishte qenë personi i fundit i cili e kishte biseduar me Triumfin para se ta vrisnin , më të njëjtin tha se ka biseduar 10 minuta para se ai të vdiste.
Tutje tregoi lidhur me ditën kritike se si e kishte kuptuar për vdekjen e vëllait të tij.
“Më ka thirrë, mos gabofsha një si kojshi dhe më ka thënë që e kanë plagosur Triumfin, prej aty kam marrë taksin dhe kam shku në QKUK, kur kam mrri aty, ai faktikisht veç kish pasë ndërruar jetë”, tha dëshmitari Riza.
Po ashtu dëshmitari Riza tha se e dashura e Lizës kishte ardhur në spital për të konstatuar nëse e kanë kryer punën mirë apo jo.
“Ajo ka ardhur me konstatu, se këta e kanë pru aty që me këqyrë a e kanë kry punën mirë a jo”, tha dëshmitari Riza.
Për këtë dëshmitar pati pyetje edhe avokati i të akuzuarit Ilir Abdullahu, avokati Ramë Dreshaj.
“Ku cilën rrugë, drejtim ju kanë përcjell?”, e pyeti avokati Ramë Dreshaj.
“Në mënyrë konkrete prej banesave, sa herë kemi dal çdo herë na kanë përcjell. Përcjellje ka pasur prej Veterniku deri Ferizaj, ky është një rast që na ka përcjell, ka pas edhe raste tjera në Prishtinë që na ka përcjellë. Përcjelle kanë qenë faktikisht edhe këta dy zotnit non-stop edhe atë ditë që po e bën pyetjen për Veternik me kerre edhe motora. Vëllai më ka thënë që janë duke na përcjell i ka përmend me nofka ky është ‘Rrumqi’ dhe ai tjetri ‘Liza’, ka qenë edhe grupi i Enverit dhe Enveri e krejt”, tha Riza.
“Iliri the ka qenë, a ka qenë veturë a motor?”, ishte pyetja e radhës e avokatit Ramë Dreshaj.
“Veturë ka qenë”, tha Riza.
Seanca e mbajtur sot më 24.04.2025 u ndërpre, ndërsa e radhës pritet të vazhdojë nesër, më 25.04.2025, ku do vazhdohet me dëgjimin e dy dëshmitarëve të radhës.
Kujtojmë se në seancën gjyqësore të mbajtur më 21.02.2025 ishte bërë bashkimi i dy lëndëve: bashkimi i lëndës së Rrahim Abdullahut dhe të Ilir Abdullahut.
“Prokuroria ka bërë kërkesë që të bashkohet, për shkak se kanë të bëjnë me një çështje të njëjtë penale dhe që të gjykohen këto dy çështje si një çështje për shkak të ekonomizimit”, kishte thënë gjyqtari Valon Kurtaj.
Rrahim Abdullahu akuzohet për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, por Gjykata Themelore në Prishtinë në vitin 2015 e kishte rikualifikuar veprën në “dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale”, duke e shpallur fajtor për këtë vepër penale.
Gjykata Themelore e Prishtinës, me aktgjykimin e saj të datës 04.12.2015 e kishte shpallur fajtor Rrahim Abdullahun për shkak të veprës penale “dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale” dhe e ka gjykuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 4 viteve e 11 muaj.
Ndërsa Gjykata e Apelit lëndën ndaj Rrahim Abdullahut e kthyer në rigjykim.
KALLXO.COM ka siguruar vendimin e Gjykatës së Apelit me të cilin e kishte kthyer në rigjykim lëndën ndaj Rrahim Abdullahut.
“Aprovohen ankesat të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të mbrojtësit të akuzuarit Rrahim Abdullahu, av.Miodrag Brkjaq, e sipas detyrës zyrtare, aktgjykimi i Gjykatës Themelore – DKR në Prishtinë, PKR.nr.211/2014, të dt.04.12.2015, anulohet dhe çështja penale i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim”,thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit.
Ky vendim ishte marrë nga kolegji i gjyqtarëve të përbërë nga: Xhevdet Abazi kryetar, Fillim Skoro, gjyqtar referues dhe Driton Muharremi, anëtar.
Ky rast në rigjykim po trajtohet në Departamentin Special të Gjykatës së Prishtinës, në përbërje të Trupit Gjykues: Valon Kurtaj (kryetar i Trupit Gjykues) dhe Lutfi Shala e Violeta Namani-Hajra (anëtarë).
Për vrasjen e zyrtarit policor Triumf Riza, që ndodhi më 2007, Policia e Kosovës, më 16.07.2023, e kishte arrestuar të dyshuarin, Ilir Abdullahu. Abdullahu ka qenë në kërkim 15 vjet nga organet e rendit, e arrestimi i tij kishte ndodhur më 16.07.2023, në Batllavë të Podujevës.
Doras i shpallur fajtor për vrasjen e Triumf Rizës është Arben Berisha, i cili për këtë vepër u dënua të vuajë 35 vjet burgim dhe Enver Sekiraqa, i cili është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore e Prishtinës dhe është dënuar me 25 vjet burg.
Kjo përbën herën e tretë që Sekiraqa dënohet për shtytje në vrasjen e Rizës, 17 vjet më parë. Për herë të parë, më 2016, Sekiraqa ishte dënuar me 36 vjet burgim, kurse sërish më 2019, me 20 vjet burgim.
Enver Sekiraqa ndodhet aktualisht në arrati dhe i njëjti kërkohet nga organet e rendit.
Prokuroria Speciale e Kosovës, më 01.09.2024, kishte ngritur Aktakuzë kundër Ilir Abdullahut për veprën penale “vrasje e rëndë në rastin e vrasjes së policit Triumf Riza”.
Më 03.08.2024 Ilir Abdullahut, i njohur si Liza, i është vazhduar edhe për dy muaj masa e paraburgimit.
Po ashtu dëshmitari Riza tha se e dashura e Lizës kishte ardhur në spital për të konstatuar nëse e kanë kryer punën mirë apo jo.
“Ajo ka ardhur me konstatu, se këta e kanë pru aty që me këqyrë a e kanë kry punën mirë a jo”, tha dëshmitari Riza.
Për këtë dëshmitar pati pyetje edhe avokati i të akuzuarit Ilir Abdullahu, avokati Ramë Dreshaj.
“Ku cilën rrugë, drejtim ju kanë përcjell?”, e pyeti avokati Ramë Dreshaj.
Edhe në fillim të muajit prill, Gjykata e Prishtinës kishte marrë Vendim që Abdullahut, të dyshuar në rastin e vrasjes së Triumf Rizës, t’i vazhdohet edhe për dy muaj masa e paraburgimit.
Abdullahu, i njohur me nofkën “Liza”, ishte liruar nga paraburgimi nga Gjykata e Prishtinës, pasi kishte dhënë 100,000 euro dorëzani.
Gjykata e Apelit, më 03.11.2023, e ka kthyer në paraburgim Ilir Abdullahun.
Në arsyetimin e Gjykatës së Apelit thuhet se në Ankesën e Prokurorisë Speciale pretendohet se Aktvendimi për masën e dorëzanisë është në shkelje të Dispozitave të procedurës penale. Kjo për faktin se për caktimin e kësaj mase duhet të ekzistojë dyshimi i bazuar dhe se baza e vetme është rreziku i ikjes, andaj Prokuroria ka vlerësuar se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së dorëzanisë ndaj të njëjtit.
Gjykata e Apelit kishte vlerësuar se Ankesa e Prokurorisë Speciale është e bazuar dhe se Gjykata e Shkallës së Parë nuk ka dhënë arsye të mjaftueshme – lidhur me proporcionalitetin dhe përshtatshmërinë e kësaj mase.
Andaj, edhe zëvendësimi i masës së paraburgimit me masën e dorëzanisë, në vlerë prej 100,000 euro për të pandehurin nuk është i drejtë e i ligjshëm dhe se i pandehuri Abdullahu duhet të kthehet në paraburgim.
Gjykata Supreme e Kosovës e kishte vërtetuar Vendimin e Gjykatës së Apelit, që Ilir Abdullahun ta kthejë në paraburgim.
Gjykata Supreme e kishte refuzuar Ankesën e avokatit të Abdullahut, Ramë Dreshajt, i cili kishte parashtruar Ankesë kundër Vendimit të Gjykatës së Apelit, që të dyshuarin ta kthejë në masën e paraburgimit. /Kallxo.com/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ndërprerja e grumbullimit të mbeturinave në Prishtinë, komuna hedh akuza ndaj asamblistëve të LVV-së dhe PDK-së

Aksident në rrugën Shtip – Shkup, lëndohet një 59-vjeçare

Goditet rrjeti i kontrabandës – sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike, dyshohet se janë me prejardhje nga Irani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!