Eurodeputeti kroat dhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, ka deklaruar se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të donte të shkaktonte trazira në veri të Kosovës, por nuk mund ta bëjë pasi i ka shpenzuar të gjitha kreditë e tij pas inkursionit të grupeve paraushtarake serbe në Banjskë, në vitin 2023.
Në një intervistë për portalin kroat Jutarnji list, Picula tha se strategjia aktuale e Vuçiqit synon destabilizimin, por pa përdorimin e drejtpërdrejtë të forcës.
“Vuçiq tani do të donte të shkaktonte trazira në veri të Kosovës, por ai i shpenzoi të gjitha kreditë e tij pas inkursionit të grupeve paraushtarake serbe në Banjskë në vitin 2023, kur u vra një polic i Kosovës”, tha Picula.
Picula vlerëson se çdo destabilizim i mundshëm në Kosovë tani do t’i kushtonte shtrenjtë Vuçiqit dhe për këtë arsye ai është më i fokusuar në tensionet e brendshme politike dhe në provokimet ndaj Kroacisë.
Eurodeputeti kroat tha se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së derisa të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të heqë dorë nga politika e “botës serbe”.
“Vuçiq po përdor BE-në si bankomat. Qytetarët serbë janë të ekspozuar ndaj një narrative që favorizon lidhjet vëllazërore dhe miqësore me Pekinin dhe Moskën, ndërsa Perëndimi dhe BE-ja janë demonizuar. Nëse nesër organizohet një referendum për hyrjen e Serbisë në BE, s’duhet pritur rezultat spektakolar”, tha Picula, transmeton Telegrafi.
Ai shton se ndryshimet në qeveri në Serbi mbartin rreziqe për të cilat BE-ja mund të mos jetë e përgatitur, por paralajmëron se përdorimi i forcës nga Vuçiq mund të çojë në një ndryshim të qëndrimit të institucioneve evropiane ndaj tij.
“Prandaj dërgon banditë, provokatorë të ndryshëm, njerëz partiakë që duan ta dobësojnë atë dëshirë për protesta, por nuk ia del”, tha Picula.
Kujtojmë, në fillim të muajit maj Parlamenti Evropian do të votojë raportin e tij për situatën në Serbi, i cili radhit të gjitha çështjet e hapura që Serbia nuk po arrin t’i zgjidhë dhe që janë kritere për progres drejt anëtarësimit në BE. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik Starmer nesër në Tiranë

Ministri në Qeverinë e Serbisë, Demo Berisha, e do Preshevën e Bujanocin me më pak shqiptarë

"Defender Evrope 2025", divizioni i ushtrisë amerikane do të vendoset në Aeroportin e Gjakovës

Deputetja e LDK-së kërkon zhbllokim të Kuvendit: Subjektet politike duhet të reflektojnë

Edhe një kompani nga Serbia në kontratën e Qeverisë për mbetjet e kafshëve, Peci: Jo, nuk e kam ditë

Prokurori thotë se fotografitë që u gjetën në telefonin e Pantiqit vërtetojnë se kishte rol kyç në “Mbrojtjen Civile”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Probleme serioze për Decon dhe Flick: Ylli i Barcelonës refuzon të largohet këtë verë

Televizioni saudit e modifikoi videon e Trumpit - veprimi i presidentit amerikan ishte ofendues për arabët

Si u prish 'historia e dashurisë' midis Von der Leyen dhe Pfizer?

Pentagoni: Mund të ketë konfrontim ushtarak midis Rusisë dhe SHBA-së nëse nuk zgjidhet kriza ukrainase

Gazetarja ukrainase mahnit grupin Shkodra Elektronike në prapaskenë - interpreton hitin "Zjerm" në gjuhën e saj

Deputetja e LDK-së kërkon zhbllokim të Kuvendit: Subjektet politike duhet të reflektojnë