LAJMI I FUNDIT:

Një debutues nga minuta e parë, formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Islandës

Një debutues nga minuta e parë, formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Islandës

Kombëtarja e Kosovës do të zhvilloj sonte (e enjte) ndeshjen e parë të vitit 2025.

Dardanët në ‘Fadil Vokrri’ përballen me Islandën në kuadër të ‘Play-Off’-it të Ligës së Kombeve, ku fituesi pas dy dueleve do të luaj në Ligën B.

Lajmi i mirë është sigurisht që kapiteni Amir Rrahmani është i gatshëm për këtë ndeshje, derisa lëndimin e ka kaluar edhe mesfushori me përvojë Valon Berisha.


Përzgjedhësi Franco Foda pritet t’i hedh në fushë 11 lojtarët më në formë, derisa në portë pritet të jetë i padiskutueshmi Aro Muric.

Mërgim Vojvoda do të jetë në krahun e djathtë të mbrojtjes, derisa në qendër janë tanimë tandemi fantastik Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellova. Për krahun e majtë ka balotazh mes Donat Rrudhanit dhe Leart Paqaradës, por ylli i Luzernit pritet të jetë startues për shkak edhe të ndeshjeve të fundit me fanellën Dardane.

Dita e ndeshjes: Kosova pret Islandën në 'Fadil Vokrri', Dardanët duan fitore në ndeshjen e parë
Lexo po ashtu Dita e ndeshjes: Kosova pret Islandën në 'Fadil Vokrri', Dardanët duan fitore në ndeshjen e parë

Në mesfushë pritet të nisë nga minuta e parë ylli Elvis Rexhbecaj, derisa pranë tij në qendër të mesfushës pritet të debutojë ardhja e re Vesel Demaku.

Më i avancuar se dy mesfushorët defensivë do të luaj Valon Berisha.

Ndërkohë treshja e sulmit do të përbëhet nga Milot Rashica, Ermal Krasniqi dhe Vedat Muriqi.

Kosova dhe Islanda luajnë me fillim nga ora 20:45 në ‘Fadil Vokrri’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dy yje largohen nga kampi i Kosovës për shkak të lëndimeve, ftohet një

Dy yje largohen nga kampi i Kosovës për shkak të lëndimeve, ftohet një

Përfaqësuesja e Kosovës
Hojlund shkatërroi Portugalinë dhe festoi me

Hojlund shkatërroi Portugalinë dhe festoi me "Siu!" përballë Ronaldos: Reagimi i portugezit i thotë të gjitha

Ndërkombëtare
UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria

UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës
‘Komploti’ i Barcelonës për rikthimin sensacional të Messit

‘Komploti’ i Barcelonës për rikthimin sensacional të Messit

La Liga
Juventusi kontakton trajnerin legjendar të Interit për të zëvendësuar Thiago Mottan

Juventusi kontakton trajnerin legjendar të Interit për të zëvendësuar Thiago Mottan

Serie A
Shqipëri – Angli, formacionet e mundshme – Sylvinho me disa ndryshime

Shqipëri – Angli, formacionet e mundshme – Sylvinho me disa ndryshime

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori