LAJMI I FUNDIT:

Policia në kërkim të një gruaje nga Lipjani – kërkon nga qytetarët informata për të

Policia në kërkim të një gruaje nga Lipjani – kërkon nga qytetarët informata për të

Policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për arrestimin e një gruaje.

Në njoftimin e policisë thuhet se njëjta dyshohet për veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

“Njësiti Hetimeve të stacionit të Lipjanit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarës apo vendodhjes së saj kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim./Telegrafi/