Pesë shenjat jo aq të dukshme që tregojnë se fëmija juaj është shumë i ndjeshëm

Fëmijët e ndjeshëm përjetojnë botën dhe emocionet me një intensitet të veçantë. Por si mund të dalloni nëse fëmija juaj ka këtë tipar?
Ka disa sjellje të vogla që mund të jenë tregues të qartë. Një fëmijë shumë i ndjeshëm ka një sistem nervor që reagon shpejt dhe e ndjen botën në një nivel të thellë.
“Këta fëmijë janë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të ndjeshëm, por lehtësisht mund të ndihen të mbingarkuar nga stimujt e mjedisit,” thotë psikiatrja Judith Orloff.
Njohja e këtyre shenjave mund t’ju ndihmojë ta mbështesni fëmijën tuaj të ndjeshëm dhe ta ndihmoni të lulëzojë në botën e tij emocionale të pasur. Ndjeshmëria nuk është dobësi, por një superfuqi që ka nevojë të kuptohet dhe vlerësohet.
1. Nuk i pëlqejnë zhurmat e forta, aromat e rënda apo dritat e ndritshme
Një fëmijë shumë i ndjeshëm mund të shqetësohet nga tingujt e fshesës me rrymë, drita e diellit në sy apo një aromë e fortë parfumi. Ata mund të ndihen të mbingarkuar në vende të zhurmshme ose plot me njerëz.
Si prind, mund të ndihmoni fëmijën tuaj duke e parapërgatitur për situatat që mund të jenë sfiduese. Mund t’i ofroni kufje për zhurmat, rroba me material të rehatshëm apo edhe strategji të thjeshta si frymëmarrja e thellë për ta ndihmuar të menaxhojë këto ndjesi.
2. Janë të rezervuar në situata të reja
Një fëmijë i ndjeshëm ka nevojë për më shumë kohë për t’u ambientuar me një situatë të re. Ai mund të refuzojë të afrohet menjëherë te fëmijët e tjerë apo të preferojë të shikojë nga larg para se të përfshihet në lojë.
Është e rëndësishme t’i jepni hapësirë dhe kohë për t’u ambientuar, pa e detyruar të përfshihet menjëherë. Lejojeni ta vëzhgojë situatën para se të ndjehet gati për t’u bashkuar.

3. Kanë shpërthime më të forta emocionale
Fëmijët shumë të ndjeshëm përjetojnë emocionet me intensitet më të lartë. Një moment mund të jenë të qetë, dhe menjëherë pas një situate të vogël (si p.sh. të përplasen me një karrige) mund të reagojnë me lot dhe shpërthime të forta.
Gjithashtu, ata ndihen më shpejt të lodhur ose të irrituar nëse janë të uritur ose të përgjumur. Një strategji e thjeshtë për ta ndihmuar në momentet e vështira është ta mësoni të marrë frymë thellë, ose ta ndihmoni të ketë kohë për veten me aktivitete që e qetësojnë, si ngjyrosja apo dëgjimi i muzikës.
4. Ndihen të mbingarkuar nga surprizat – madje edhe ato të mira
Edhe pse shumë fëmijë entuziazmohen nga surprizat, një fëmijë shumë i ndjeshëm mund ta përjetojë atë si diçka stresuese. Edhe një surprizë e bukur, si një vizitë e papritur në klasë, mund t’i shkaktojë një reagim të fortë emocional.
Një nga mënyrat për ta ndihmuar është ta përgatisni paraprakisht. Mund t’i tregoni histori personale që t’i bëjnë të kuptojnë se surprizat janë pjesë e jetës dhe mund të menaxhohen me qetësi.
5. Marrin për sipër emocionet e të tjerëve
Një fëmijë shumë i ndjeshëm absorbon emocionet e të tjerëve. Nëse prindërit janë të stresuar ose të mërzitur, ata mund ta ndjejnë atë energji dhe madje ta fajësojnë veten për situatat që nuk kanë lidhje me ta, citon Anabel.
Është e rëndësishme t’i sigurojmë se nuk janë përgjegjës për emocionet e të rriturve dhe të komunikojmë qartë: “Ti je një fëmijë i mrekullueshëm dhe gjithçka do të shkojë mirë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ngjyra më e kërkuar e thonjve këtë sezon është frymëzuar nga kjo veshje

Tre tema të rëndësishme të jetës që çiftet duhet të diskutojnë përpara se të fejohen

Nëse jeni me nxitim, provoni këtë teknikë pesë-minutëshe të grimit

Largoni njollat e makeupit në rroba me këtë truk të thjeshtë

Si ta njohim manipulimin? Këto janë fjalitë e përdorura nga narcisistët

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn